ardhja e lacivita ne tirane paloka zbulon cfare u tha kolegeve ne momentin qe berisha doli ne konference me te u shkrova ne whatsapp se 67b0c80ddfb70

Ardhja e LaCivita në Tiranë, Paloka zbulon çfarë u tha kolegëve: Në momentin që Berisha doli në konferencë me të, u shkrova në Whatsapp se…!

February 15, 2025
1 minut lexim

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke thënë se kur Sali Berisha doli në konferencë me të, u ka thënë kolegëve “prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, me moderatorë Nisida Tufën, ai tha se i kishte shkuar mendja te arrestimi i Erion Veliajt, por shtoi se nuk e kishte menduar në këtë moment sepse sipas tij, i duhej Ramës për vota.

“Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, këtë ua kam thënë edhe kolegëve të mi. Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin  e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.

“Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.

Për pak  minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

toshkovski nga mynihu siguria eshte themel per shtet stabil ne kushte te kercenimeve te reja globale duhet te jemi pjesemarres aktiv ne dialogun nderkombetar 67b0c3268a3ea
Story i mëparshëm

Toshkovski nga Mynihu: Siguria është themel për shtet stabil, në kushte të kërcënimeve të reja globale duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në dialogun ndërkombëtar

kqz numerohen 1170 vendvotime gati gjysma e tyre ne nivel vendi 67b0d16ed0736
Story i radhës

KQZ: Numërohen 1,170 vendvotime, gati gjysma e tyre në nivel vendi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë