arbitrazhi e hedh poshte vendimin e ffk se e kthen dinamon ne grupin b 64ddf4a4ce165

Arbitrazhi e hedh poshtë vendimin e FFK-së, e kthen Dinamon në Grupin B

August 17, 2023
1 minut lexim

Këshilli i Arbitrazhit sportiv e ka hedhur poshtë vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta zhvendosur klubin e futbollit Dinamo nga Ferizaj prej Grupit B në Grupin A të Ligës së Parë.

Ferizajasit ishin ankuar në instancat më të larta për këtë vendim të shtëpisë së futbollit të Kosovës, të cilin e konsideronin si të padrejtë dhe të pabazë, duke e pasur parasysh se klubi tjetër i qytetit, KF Ferizaj, do të vazhdonte të garojë në Grupin B.

Ndërkaq, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sot vendosi në të mirë të Dinamos, pasi padinë e saj e pa si të bazuar.

Andaj, KAS kërkon menjëherë nga FFK-ja që ta rikthejë Dinamon në Grupin B të Ligës së Parë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pamje kolona te gjata te bashkatdhetareve per te dale nga kosova 64ddf2fee3665
Story i mëparshëm

Pamje/ Kolona të gjata të bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova

osmani u dergon leter deputeteve ne para fillimit te diskutimit per ndryshimet kushtetuese 64ddf68302c50
Story i radhës

Osmani u dërgon letër deputetëve në para fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë