Arbëri: Fitorja ndaj Flamurtarit është një nga dhuratat më të veçanta

Korabi ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë së Parë.

Pas sfidës, ka folur edhe trajneri Klodian Arbëri.

“Normale që jam shumë i lumtur, nuk e di është një nga dhuratat më të veçanta, nuk e kam pritur këtë dhuratë dhe sot ma dhanë djemtë, jam i lumtur 10-fish i gëzuar. Nuk është se bëj shumë analiza, thjesht iu kujtova djemve që të mbajnë mend ndeshjet me Dinamon,

Skënderbeun. Iu thash që Flamurtari ka një ekip shumë të mirë, por ne duhet të bënim surprizën dhe ja erdhi surpriza.

Është kënaqësi, kemi bërë ndeshje të mira me ekipe shumë të forta, dhe kemi pasur oshilacione me ekipe me emër të vogël.

Kemi humbur brenda kemi triumfuar jashtë dhe ishte një surprizë e bukur. Ekipi ka kualitet dhe cilësi”, deklaroi Arbëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju thyhen vazhdimisht thonjtë, por s’doni t’i bëni me tipsa? Provoni këto metoda dhe do të ngelni pa fjalë

Story i radhës

Për herë të parë në Itali/ 6-vjeçari me zemër artificiale largohet nga spitali

Të fundit nga