Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka qenë mysafir në shtëpinë e ish-Presidentit, Behgjet Pacolli.
Ditën e sotme kanë dalë pamje ku janë të pranishëm edhe ministra të Ramës dhe biznesmenë të njohur të Kosovës, por edhe Arbër Hajdari.
Në krye të tavolinës është ulur Pacolli dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa nuk kanë munguar edhe ministra të tjerë.
Kjo darkë u organizua mbrëmjen e së dielës, një ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive./albeu.com