ARBEN ZEQIRI 1

Arben Zeqiri nga ASH: Edhe pse kanë plotësuar kushtet, pesë të burgosur nga rasti i Kumanovës u mohohet fundjava e lirë!

May 6, 2022
1 minut lexim

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët, para burgut të Shutkës, ka deklaruar se pesë nga të burgosurit e rastit të Kumanovës, kanë hyrë në grevë urie, për shkak se edhe pse i kanë plotësuar kushtet ligjore nuk u lejohet të kenë fundjavë të lirë.

“Kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgut edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës. Bëhet fjalë për Musadik Pajaziti të cilit tani e 19 muaj i takon e drejta për fundjavë, Arsim Bajramit që 18 muaj i takon fundjava e lirë, Elham Arifi tani e 12 muaj, Irfan Lutfiut 9 muaj dhe Seadodin Abdullai tani më 5 muaj plotëson kushtet për fundjavë të lirë.

I bëjmë thirrje drejtorisë së burgu, ministrisë së drejtësisë, drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë.

Me trajtimin joadekuat që ju bëhet të burgosurve, Maqedonia e Veriut jo vetëm që konfirmon se është një regjim hibrid, por tanimë po shkon drejt sisteme si ajo e Koresë së Veriut”, deklaroi Zeqiri nga ASH.

MARKETING

RENT A CAR

rektori i unt se izet zeqiri realizoi pranim dorezimin e objekteve nga arm 6275199e9a0ad
Story i mëparshëm

Rektori i UNT-së Izet Zeqiri realizoi pranim-dorëzimin e objekteve nga ARM

nuredini sigurimi i nje te ardhmeje te qendrueshme eshte nje pergjegjesi e perbashket 62751acded3fc
Story i radhës

Nuredini: Sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme është një përgjegjësi e përbashkët

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë