Arben Taravari ka marrë drejtimin e partisë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vetëm dy anëtarë të kryesisë votuan kundër propozimit.
Siç informon KlanM, pesë antëtarë kanë qenë të përmbajtur, e shumica ka votuar që ai ta merr drejtimin e partisë.
Mbledhja e Kuvendit qendror të partisë ende nuk ka përfunduar, por sipas burimeve brenda partiake, anëtarët e kryesisë qendrore i kanë uruar Taravarit punë të mbarë.