arben taravari nenkryetare i vetem i ash se 627a3685ecc16

Arben Taravari nënkryetarë i vetëm i ASH-së

May 10, 2022
1 minut lexim

Kryesia e partisë Aleanca për Shqiptarët mbrëmë (09.05.2022) mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit. Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari. Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhshme të kryesisë.
Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASH-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj.
“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për media pas mbledhjes.
Në konferencën për media kryetari Ziadin Sela shpalosi qëndrimet partiake edhe mbi zhvillimet e fundit të cilat poashtu u diskutuan në mbledhjen e djeshme.

MARKETING

RENT A CAR

thaci deklarohet i pafajshem thote se nuk i kuptoi akuzat e reja video 627a3562f38ec
Story i mëparshëm

Thaçi deklarohet i pafajshëm, thotë se nuk i kuptoi akuzat e reja (VIDEO)

ngjarje jo fort te mira i presin keto 3 shenja te horoskopit ne kete muaj 627a36cc816c4
Story i radhës

Ngjarje jo fort të mira i presin këto 3 shenja të horoskopit në këtë muaj…

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë