Arben Fetai viziton Vrapçishtin: Takime me strukturat dhe aktivistët lokalë

June 1, 2025
1 minut lexim

Sot, përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequr nga Arben Fetai, vizituan komunën e Vrapçishtit – një vend i njohur për historinë, kulturën dhe kontributin e vazhdueshëm kombëtar të banorëve të tij.

Fetai vlerësoi lart karakterin dhe angazhimin e komunitetit lokal, duke theksuar se “Vrapçishti është toka e burrave të urtë dhe të ditur, ku tradita dhe dashuria për kombin janë të skalitura në çdo familje.”

Takimi me strukturat udhëheqëse dhe aktivistët e degës së ASH-së në këtë rajon u zhvillua me theks të veçantë mbi bashkëpunimin dhe përgatitjet për fazën e ardhshme politike. Fetai u shpreh i bindur se këta njerëz do të jenë pjesë e pandashme e betejës për ndryshimin që vlen, një ndryshim që synon fuqizimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet e jetës institucionale dhe shoqërore.

“Me kudo që shkojmë, shohim një energji të re dhe një vetëdije të lartë politike. Vrapçishti nuk bën përjashtim – përkundrazi, është një shembull frymëzues për gjithë strukturat tona”, theksoi ai në fjalën e tij.

Vizita në Vrapçisht bëhet si pjesë e turit të takimeve të ASH-së me strukturat lokale në funksion të mobilizimit dhe konsolidimit të partisë në terren.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Hailee Steinfeld i jep fund beqarisë

Të fundit nga

​Hailee Steinfeld i jep fund beqarisë

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Hailee Steinfeld i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar në altar me qendërmbrojtësin e Buffalo Bills Josh Allen, të shtunën në Kalifornia. Revista People

Guardiola siguron dy përforcimet e para

Manchester City e ka nisur vrullshëm merkaton e verës dhe pritet brenda javës që vjen të zyrtarizojë dy transferimet e para. Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” kanë mbyllur marrëveshjen me Lyon për
sqmken
ShkoLartë