arben fetai bdi te vret naten dhe te qane diten 681a3a661560d

Arben Fetai: BDI të vret natën dhe të qanë ditën

May 6, 2025
1 minut lexim

zv/kryeministri Arben Fetai ka akuzuar drejtuesit e BDI-së për “hipokrizi të thellë” dhe “manipulim publik”, duke sjellë në vëmendje rolin e tyre në miratimin e ligjit.

“Kështu kanë qeverisur për 22 vite me radhë. Duke bërë qindra kompromise të dëmshme në kurriz të shqiptarëve, duke heshtur përballë rasteve të montuara politike dhe vrasjeve të pasqaruara të ish-ushtarëve të UÇK-së”, shkruan Fetai në Facebook.

Reagimi përfshin akuza direkte ndaj BDI-së edhe për sjelljen e tyre si opozitë.

“Sot, edhe si opozitë, sillen njësoj: fillimisht votojnë me dorën e tyre për ndryshimet në rregullimin e organeve të administratës shtetërore, e më pas sulmojnë qeverinë për gjoja ‘çbërjen’ e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve”, shkruan ai.

Në qendër të polemikës qëndron Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i miratuar më 10 qershor 2024 me 88 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim – përpara se të votohej qeveria e re.

“Pro kanë votuar edhe Ali Ahmeti dhe deputetët e tij,” theksohet në deklaratë, e cila përfshin edhe linkun e votimit zyrtar: https://shorturl.at/j94yq

Ligji në fjalë parashikon që inspektoratet nuk do të kenë më status të veçantë juridik, por do të sistemohen nën ministritë përkatëse, për një “model më të qartë dhe efikas të llogaridhënies dhe koordinimit”.

“Ky është një standard i ri për të gjitha inspektoratet, pa dallim”, thuhet më tej, ndërsa përgjegjësinë për çdo ndryshim ia adreson edhe vetë deputetëve të BDI-së.

“Sot, kur zhurmuesit e BDI-së derdhin lot krokodili, u bëjmë thirrje që të kërkojnë llogari nga deputetët e tyre – duke filluar nga kryetari e tutje”, ka shkruar Fetai.

Deklaratën Fetai e përmbyll me një mesazh të prerë: “Rrena i ka këmbët e shkurta.”

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

IMG 3734
Story i mëparshëm

Latifi Azizi: Qeveria mori vendim për ndihmë për të rinjtë dhe organizatat rinore

komuna e likoves po ndryshon fale investimeve infrastrukturore nga financimi i qeverise 681a3a695a7e9
Story i radhës

Komuna e Likovës po ndryshon falë investimeve infrastrukturore nga financimi i qeverisë!

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë