Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Ali Ahmeti duhet të dalë para Soravisë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si një adoleshent, që rastis të jetë nipi i tij, ka arritur të blejë një qendër tregtare prej 30 milionë eurosh në zemër të Shkupit, ka shkruar zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
“Le të tregojë se si familjarët dhe klikën e ngushtë të BDI-së i bëri milionerë përmes pasurimit të paligjshëm, mbi kurrizin dhe vuajtjet e shqiptarëve.
Kampionët e korrupsionit, ata që për vite me radhë e përdorën gjuhën shqipe si fasadë për përfitime personale, sot mbrojnë rrejshëm këtë kauzë, të fshehur nën “shatorin” e frikës nga drejtësia. Ata që për 22 vite e quanin shqipen “20%”, sot rreshtohen në tenda të improvizuara, një kopje e keqe e mësuesit të tyre, Nikolla Gruevski.
Por shqiptarët e dinë: ata që i krijuan problemet nuk mund të jenë zgjidhja. Ata që e përdorën gjuhën për pazare politike nuk mund ta mbrojnë atë. Ata që u pasuruan mbi padrejtësitë e vuajtura nga ky populli nuk mund të flasin për drejtësi e në emër të popullit.
Koalicioni VLEN i fton shqiptarët të mos bien pre e manipulimeve të të korruptuarve. Ne nuk do të lejojmë që profiterët dhe manipuluesit e BDI-së të vazhdojnë të luajnë me dinjitetin tonë. Drejtësia po vjen!”, ka shkruar Fetai në Facebook.
Burimi: alfax.mk