Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka uruar vitin 2023 dhe një vit edhe më të mirë në Vitin e Ri për komunitetin e basketbollit.
Fetahu është krenarë që FBK ka organizuar edhe ngjarje të mëdha, siç janë ato ndërkombëtare në Kosovë.
“Urime të gjithë basketbolldashësve!
Sot, është dita e fundit e vitit 2022 dhe domosdomshmërisht na kujton punët që kemi pasur në vitin që po e lëmë pas dhe punët që po na presin në vitin e ri.
Sot, kujtojmë atë që ndërruan jetë gjatë vitit 2022, por edhe ata që po kontribuojnë për basketbollin e Kosovës.
Ishte një vit me shumë sfida për basketbollin e Kosovës, por i kemi tejkaluar të gjitha së bashku.
Jemi krenarë që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar shumë ngjarje vendore dhe ndërkombëtare.
Jemi shembull për rajon dhe shumë vende evropiane në organizime.
Nga gjeneratat e reja deri te Liga e Veteranëve po përmbyllet një vit me shumë aktivitete, kurse edhe më shumë ngjarje na presin në vitin 2023!
Dua t’i falënderoj të gjithë për kontributin e dhënë. Kjo ndihmë dhe kontribut është jetik për zhvillimin e sportit të zemrës në vendin tonë.
Sponsorët, klubet, trajnerët, basketbollistët/et, tifozët, punëtorët sportivë dhe mediat ishin së bashku në rrugëtimin tonë 365 ditore.
Me shpresë se do të kemi një vit edhe më të suksesshëm, dua të uroj festën e Vitit të Ri për të gjithë basketbolldashësit kudo që janë.
Urime e Gëzuar!”, ka uruar Fetahu.