“Arben Ahmetaj nuk e pranon burgun”! Hoxha: Mund të kërkojë azil

July 10, 2023
1 minut lexim

SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se ka pak gjasa që Arben Ahmetaj ta pranojë arrestimin.

Ai u shpreh se ka informacione që Arben Ahmetaj ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë azil në një vend jashtë Shqipërisë.

“A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë, di që Ahmetaj, këtë e kam të konfirmuar, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë dhe njohjet e tij dhe ndoshta mund të lexojmë një lajm për azil nga Ahmetaj. Se është nga ata njerëz që edhe si profil, edhe si karakter s;e pranon kollaj burgun”, tha Hoxha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Polonia arreston një tjetër spiun të dyshuar rus

Story i radhës

Llojet e skanimeve të trurit që zbulojnë Demencën ose Alzheimerin – Cili është më i mirë

Të fundit nga

​Ditëlindja e 18-të e iPhone

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 18 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007. Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen

Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napoli

Napoli ka konfirmuar të mërkurën mbrëma kompletimin e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Luis Hasa nga Lecce. Napoli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Italisë U21, Luis Hasa, me një marrëveshje të
ShkoLartë