arben ahmetaj bashkepunetor i fshehte i spak romeo kara paralajmeron zhvillime te forta ja cfare pritet te ndodhe 696763d5745d6

Arben Ahmetaj bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK? Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta, ja çfarë pritet të ndodhë

January 14, 2026
min lexim

Juristi Romeo Kara ka folur hapur për denoncimet publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ndikimin e tyre në veprimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kara shtron dilemën nëse Ahmetaj po vepron si bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK apo thjesht si burim i hapur informacioni, ndërsa paralajmëron zhvillime të forta që mund të çojnë drejt përballjeve të drejtpërdrejta gjyqësore. Sipas tij, denoncimet e bëra jashtë dhe brenda Shqipërisë nuk mund të injorohen nga organi i akuzës dhe kanë shërbyer si indicie konkrete për nisjen e hetimeve paraprake, përfshirë edhe rastin e ministres Belinda Balluku.

Kujtojmë se një vit më parë në Ahmetaj akuzoi Ballukun se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke ia dhënë tenderin një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë por që sërish punimet i kreu Gjoka. Ky denoncim i bëri “gropën” zëvendëses së Ramës në SPAK.

-Zoti Kara, a mund të na sqaroni se sa vendimtare kanë qenë denoncimet e Arben Ahmetajt për hetimet e SPAK-ut, dhe në çfarë mase informacioni i tij ka ndikuar në nisjen e hetimeve ndaj personave si Belinda Balluku

Denoncimet e bëra nga Ahmetaj, janë të pashmangshme të mos hetohen nga SPAK. Pra, kemi edhe hetimet që dalin kryesisht nga denoncimet që bëhen në media. Siç kemi pasur atë denoncimin e çuditshëm nga Nesti Angoni, tani doli një person me emër edhe me mbiemër, pavarësisht që doli në një emision televiziv dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Pavarësisht që edhe ai ka kusuret e tij, dha disa indicie që e kanë çuar organin e akuzës në mendimin që, mbas verifikimeve dhe hetimeve që kanë bërë deri më tani si rasti i Belinda Ballukut (pasi jemi në fazën e hetimeve paraprake), besoj që këtu kemi të bëjmë me vepër penale edhe me shpërdorim detyre.

 –Pra, ju mendoni se SPAK, për të shkuar te Belinda Balluku, ka përdorur edhe deklaratat e Arben Ahmetajt si indicie për të shkuar më pas te provat ndaj saj?

 Romeo Kara: Besoj se po, kanë qenë të detyruar. Kur gjërat bëhen publike është më mirë. Ne prandaj flasim edhe prandaj japim edhe intervista, pikërisht për të krijuar një traditë të burimit të hapur të besueshëm. Unë këtë po e them me termat profesionalë që ju e kuptoni, por ta kuptojnë edhe të tjerët, edhe ata njerëz që janë jashtë dhe merren me politikat, gjeopolitikën, por edhe me politikën në Shqipëri për kushtet që vendosin të tjerët. Faleminderit Zotit, kemi qenë të kujdesshëm edhe të logjikshëm deri më tani. Duke u bazuar tek e vërteta, jemi konsideruar si burim i hapur i besueshëm. Këtu po fus veten, të paktën mund të jenë disa persona të tjerë, dhe për publikun shqiptar gjithmonë kam rezervuar atë që e kam besuar edhe vetë, jo atë që më ka interesuar. Kështu që në këtë rast unë mendoj që ka vepruar me sukses efekti mediatik i servirjes së një fakti. Fakti u është vërtetuar sipas prokurorisë që ekziston, por edhe provat që lidhin faktin me personat (lidhja shkak-pasojë që është thelbi i çdo hetimi penal në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e dikujt), dhe mendoj që do të kemi një përballje gjyqësore herët a vonë.

 -Në këtë rast, Arben Ahmetaj ka qenë ai që e ka adresuar informacionin te SPAK-u, apo ka qenë SPAK-u ai që është referuar thjesht deklaratave të Arben Ahmetajt?

 Besoj që ka qenë SPAK-u që është referuar këtyre deklaratave.

 –Po përse SPAK nuk e merr konkretisht në pyetje, qoftë edhe atje ku është në Zvicër, për të shkuar në detaje apo në prova të tjera të cilat sipas Arben Ahmetajt implikojnë edhe vetë kryeministrin Edi Rama?

 Po kur i shkojnë politikanët e korruptuar… më fal që shkojnë e paraqiten pasi na kanë marrë jetën, edhe e shijojmë, dhe ua them edhe përballë në sy që po e shijojmë. Ai mund të ketë një moment, nuk përjashtohet, por kur momenti të vijë në atë pikë që e parashikon mirë procedura dhe mbi cilin pozicion të Ahmetajt do të pranojë SPAK-u të shkojë atje. A është Ahmetaj një bashkëpunëtor i drejtësisë? Edhe s’do të thotë se po qe bashkëpunëtor i drejtësisë duhet të jesh i penduar. Edhe unë jam një bashkëpunëtor i drejtësisë, po s’kam bërë ndonjë faj. Kam bashkëpunuar hapur me drejtësinë për hir të vendit tim, parimeve të mia dhe parimeve të Zotit. Zotëria është nën akuzë për vete dhe nuk i është dorëzuar drejtësisë. Nëse ka dëshirë të bashkëpunojë, të bashkëpunojë edhe për veten, edhe për rastet e tjera që ai i di. Drejtësia është sfidë shumë e madhe kur themi drejtësi për mikun dhe armikun; nganjëherë edhe miku duhet të vihet para drejtësisë. Drejtësia nuk ka dy interpretime.

 –A do ketë një moment që SPAK mund ta thërrasë konkretisht Arben Ahmetajn ose ta intervistojë kudo ku të jetë, në mënyrë që t’i shkojë përtej deklaratave mediatike?

 Mund të vijë, nuk e paragjykoj. Mund të jetë ndonjë sekret hetimor, mund të ketë ndonjë negocim, mund të mos ketë. Për mua është mirë që ai të flasë çfarë di. Në këtë rast foli, u vlerësua informacioni i hapur që dha nëpërmjet medias dhe patëm këtë procedim deri tani.

Unë e inkurajoj që të vijë në SPAK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot mbahet takimi i lidereve ne maqedoni 6967575243a60
Lajmi i mëparshëm

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedoni

balotelli drejt rikthimit presidenti i al ittifaq i zbulon prapaskenat 69676433464bc
Lajmi i radhës

Balotelli drejt rikthimit? Presidenti i Al Ittifaq i zbulon prapaskenat

Të fundit nga

Ana tregon banoren e preferuar të BBVK4

Mbështetja për banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka filluar të vijë edhe nga protagonistët e edicioneve të kaluara. Së fundmi, ka qenë ish-banorja e njohur e BBVK
ShkoLartë