Jose Mourinho është prezantuar te Real Madridi.
Në konferencën e parë ka thënë se te Reali ka gjetur një grup të etshëm për tituj.
Një nga pyetjet e bëra ka qenë nëse ai do të luajë futbollin e Jose Mourinhos, nga trajneri që dikur stërvitej te Reali.
“E dija që kjo pyetje do të vinte.
Nuk kam folur ende me Josen.
Ishte një privilegj të stërvitesha prej tij. Ai pati një ndikim të madh tek unë, por unë do të jem Álvaro Arbeloa.
Nuk kam pasur kurrë frikë nga dështimi, por nëse do të përpiqesha të jem Mourinho, do të dështoja në mënyrë spektakolare”, ka thënë Arbeloa.
Burimi: botasot.info


