Arbana shtatzënë bën atë që s’e bëri gjatë gjithë jetës

1 minut lexim

Arbana Osmani është drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do e shohim me bebushen e saj në krahë.

E deri atëherë Arbana po i shijon ditët e fundit të shtatzënisë herë me pushime e herë me ndonjë intervistë virtuale me fansat që janë shumë kuriozë për jetën e moderatores.

Sot dikush i ka shkruar se e ka parë nga afër dhe nuk është shëndoshur gjatë shtatzënisë duke e pyetur sesi e ka arritur këtë.

Arbana tregon se gjatë të treja shtatzënive ka ngrënë shumë shëndetshëm, gjë që nuk e ka bërë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.

“Gjatë të treja shtatzënive kam ngrënë shumë më shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime dhe kam pirë 3 l ujë në ditë, që kur nuk jam shtatzënë kam qejf t’i zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”, shkruan Arbana.

Image

Postimi i Arbana Osmanit

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ancelotti thur lavde për Barcelonën

Story i radhës

Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve në shtetin fqinj

Të fundit nga