Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.
“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.
“Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale. Personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatik. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.“, tha ajo.
Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe si Iliri dhe Donaldi, ajo tha: “Shpresoj që jo. Ishte shumë e bukur por dhe shumë e vështirë për të menaxhuar presionin, ishin shumë afër njëri tjetrit.”