Ky vit nisi mbarë për moderatoren e njohur, Arbana Osmani. Ajo mbylli me sukses edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Sakaq, njoftoi se është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.
Ndërkohë, tani Arbana ka vendosur të relaksohet. Ajo së bashku me dy djemtë dhe partnerin kanë shkuar në ishujt Maldive, ku nuk ka nguruar të ndajë foto në rrjetet sociale.
Në njërën prej tyre, kanë tërhequr vëmendjen, një palë shapka që Arbana mban të veshur, të cilat janë pjesë e koleksionit të ri të Pradas dhe kushtojnë 842 dollarë.
Mesa duket Osmani ka zgjedhur të shpenzojë edhe gjatë pushimeve.
Arbana Osmani ne Instagram