Arbana Osmani prezanton për herë të parë vëllain e vogël në rrjetet sociale

April 17, 2022
1 minut lexim

Arbana Osmani njihet si një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar. Dhe e tillë është treguar sidomos me vëllain e vogël.

Ndonëse ka shumë kohë që nuk shfaqet në intervista, Arbana vitet e fundit ka qenë goxha aktive në Instagram. Moderatorja poston përmbajtje të ndryshme me partnerin e saj, Eduart Grishaj, dy djemtë, por edhe me prindërit e vëllain e madh.

Shumë prej jush mund të mos e dinë por ajo ka edhe një vëlla të vogël të cilin nuk e ekspozon në rrjetet sociale. Dhe ditën e sotme e ka bërë një përjashtim. Vëllai i saj i vogël, i quajtur Sindrit, ka ditëlindjen dhe Arbana i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale. Ajo ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqen të dy dhe e ka shoqëruar me një urim special.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël, i cili nuk është më i vogël, por do të jetë gjithmonë i vogli ynë.Sidrit Osmani të kam shpirt”, ka shkruar moderatorja, duke marrë shumë komente që e uronin të vëllain.

Kujtojmë që Arbana ka edhe një vëlla më të madh, me të cilin ka treguar se i ka marrëdhëniet shumë të ngushta. Madje, shpesh herë është shfaqur teksa kujdeset edhe për vajzën e tij, Kenzën.

Aktualisht, moderatorja ëshë larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që po pret me regjisroin Eduart Grishaj por mediat kanë aluduar se do bëhet me vajzë.

Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojtari i Franfurtit tregon bisedën e mesfushorit të Realit

Story i radhës

Pashkët, Peshah, Ramazani – tri fetë monoteiste festojnë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë