Arbana Osmani ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilës i ka vënë emrin Zoi.
Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale vetë moderatorja e njohur.
Arbana ka postuar një foto teksa i jep gji vogëlushes në shtratin e maternitetit.
Me sjelljen në jetë të vajzës së saj, Arbana thotë se i është plotësuar ëndrra e madhe që kishte.
“Ëndrrat bëhen realitet”- thekson Arbana.
“Dreams do come true✨✨✨
Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, shkruan moderatorja.
Arbana Osmani
Kujtojmë që Arbana ka sjellë në jetë më parë një djalë, Diellin, që e ka me partnerin e saj Eduart Grishaj.
Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.