Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pranuar se është i kënaqur që nuk do ta ketë përballë këtë herë Robert Lewandowskin.
Pasi shënoi katër gola në pesë ndeshje kundër Barcelonës, si lojtar i Bayernit, Lewandowski u ka dhënë makth mbrojtësve të Barçës gjatë sezoneve të fundit.
Araujo u pyet për mundësinë e përballjes me Bayernin pa Lewandowskin dhe uruguaiani ofroi një përgjigje të sinqertë për situatën.
“Të gjithë i dimë cilësitë e tij. Ne vuajtëm kundër tij në të kaluarën, por tani që ai është këtu me ne, është e jashtëzakonshme”, ka thënë Arauj.
Ai pritet të startojë në Bavari, por Xavi është i pavendosur për partnerin e tij qendror në mbrojtje, me Jules Kounde dhe Andreas Christensen që të dy konkurrojnë për të startuar.