Ararat – Shkëndija, formacionet 

1 minut lexim

Shkëndija e Tetovës zbret në fushë në kuadër të turit të parë eliminator të Conference League, teksa luan në transfertën armene ndaj Ararat.

Tetovarët nisen të avantazhuar dhe favoritë për t’u kualifikuar duke qenë se në ndeshjen e parë shtëpiake fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Trajneri Artim Shaqiri ka vendosur edhe formacionin titullar teksa në fushë nga minuta e parë luan sulmuesi Sindrit Guri, kapiteni Ferhan Hasani apo edhe Bruno Dita.

Ararat: Potapov, Bravo, Ishkhanyan, Mkayan, Legbo, Diaz, G. Malakyan, Arakelyan, Manayan, E. Malakyan, Glisic
Trajner: Aram Voskanyan

Shkëndija e Tetovës: Zahov, M. Neziri, Cake, Bejtullai, Murati, Dita, Ramadani, Hasani, Shala, Doriev, Guri
Trajner: Artim Shaqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse ish-i vazhdon t’ju përndjekë

Story i radhës

“Transferohet nga burgu i Fierit në Lushnje”, Ministria e Drejtësisë pranon kërkesën e Saimir Tahirit

Të fundit nga