Arabia Saudite nuk është e ngopur vetëm me transferimet e lojtarëve.
Al Hilal nuk i ndahet Massimiliano Allegrit, pas jo-së që mori kohët e fundit, tashmë është e gatshme të rrisë ofertën dhe t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 30 milionë euro në sezon, pra në total 90 milionë për tre sezone.
Ndërsa Juve vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, klubi saudit nuk dorëzohet për të fituar shërbimin e trajnerit italian.
Kjo është një ofertë që asnjë trajner deri më tani nuk e ka marrë, dhe nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Allegri.