Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë natës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke shkaktuar alarm te banorët dhe aktivizimin e autoriteteve të mbrojtjes civile.
Pas shpërthimit, autoritetet saudite lëshuan një alarm për popullsinë, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar viktima apo persona të plagosur.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, raportet nga Arabia Saudite flasin për probleme të konsiderueshme dhe ndërprerje të sistemeve të navigimit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, të cilat dyshohet se kanë ardhur pas një sulmi.
Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Arabia Saudite ndodhet në një situatë të ndjeshme për shkak të përshkallëzimit të konfliktit me Houthit, grupi i armatosur jemenas i mbështetur nga Irani.
Autoritetet saudite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkakun e shpërthimit apo objektivin e mundshëm të sulmit. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa priten informacione të reja nga autoritetet lokale.
Burimi: botasot.info

