Harry Kane po tregon se mosha është thjesht një numër për të dhe me shifrat që po regjistron te Bajern Mynih, vërteton se ka ende shumë vite përpara si një nga bomberat më të mirë në qarkullim.
Kjo ka ngjallur interesimin e klubeve arabe për sulmuesin, pasi ata janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve cilësorë për të mbushur radhët e tyre. Sipas “Kicker”, një klub i kampionatit arab, është gati të bëjë një ofertë të çmendur për të siguruar sulmuesin anglez gjatë kësaj vere, pas një sezoni ku ai që tani ka regjistruar 38 gola në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Futbollisti ka kontratë deri në vitin 2027 me Bajern Mynih, por është mësuar se ai ka një klauzolë largimi që mund ta lejojë të ndryshojë ekip nëse paguhen rreth 60-70 milionë euro. Kjo është një shifër lehtësisht e përballueshme nga sheikët që po bëhen gati të negociojnë direkt me lojtarin.
Megjithatë, mediat gjermane bëjnë të ditur se Bajerni po bëhet gati për një kundërofertë që mund të largojë tundimin arab, pasi do t’i propozojë Kejn zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese.
Burimi: botasot.info


