Apple zhvendos prodhimin e iPhone nga Kina drejt Indisë e Vietnamit

May 2, 2025
1 minut lexim

Apple ka njoftuar se po zhvendos shumicën e prodhimit të iPhone-ve dhe pajisjeve të tjera të destinuara për tregun amerikan nga Kina drejt Indisë dhe Vietnamit, si reagim ndaj tarifave të reja të vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump.

Sipas CEO-së Tim Cook, shumica e iPhone-ve të shitura në SHBA do të prodhohen në Indi, ndërsa Vietnami do të jetë qendra kryesore për prodhimin e iPad-eve, Mac-ëve, Apple Watch dhe AirPods.

Apple vlerëson se tarifat e reja amerikane mund t’i shtojnë rreth 900 milionë dollarë kostove të saj në këtë tremujor, megjithëse disa produkte si telefonat dhe kompjuterët janë përjashtuar nga tarifat. Administrata Trump ka bërë presion të vazhdueshëm që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA, ndërsa vetë kompania ka premtuar një investim prej 500 miliardë dollarësh në territorin amerikan gjatë katër viteve të ardhshme.

Pavarësisht tensioneve tregtare, Apple raportoi një rritje të të ardhurave me 5% në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur 95.4 miliardë dollarë. Fitimet u rritën me mbi 60%, duke kapur vlerën e 17 miliardë dollarëve. Analistët e industrisë e kanë cilësuar zhvendosjen e prodhimit si një “ndryshim të jashtëzakonshëm” në strategjinë e Apple, duke theksuar largimin gradual nga varësia ndaj Kinës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Efes i mbijeton eliminimit

Story i radhës

Zbulohet burgu famëkeq i Putinit, aty ku ukrainasit dhunohen dhe varen me kokë poshtë!

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë