Apple App Store është një prej tregjeve më të mëdha të aplikacioneve në botë, kjo për shkak edhe të iPhone që është një prej smartfonëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Si tillë, do të kishte kuptim sikur Apple të dallonte disa prej aplikacioneve më të mira të platformës.
Në fakt çdo vit Apple lançon një listë të aplikacioneve dhe lojërave më të mira të vitit për iPhone, iPad, Mac, Apple TV dhe Apple Watch.
Ekipi editorial i App Store ka zgjedhur aplikacionet më të mira bazuar në eksperiencën që ofrojnë dhe impaktin e tyre kulturor tek përdoruesit.
Sipas Apple këto aplikacione duhet të inspirojnë përdoruesit të angazhohen më tepër në botë, të zgjerojnë imagjinatën e tyre dhe të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe të dashurit e tyre.
Por cilat aplikacione dhe lojëra spikatën në 2022 sipas Apple?
Çmimet e aplikacioneve të vitit në App Store
Çmimet e lojërave të vitit në App Store
Krahas aplikacioneve dhe lojërave të vitit për secilën prej platformave respektive, këtë vit Apple prezantoi fitues të një kategorie të re, ata të impaktit kulturor.
Fituesi i madh i vitit është BeReal, një aplikacion i shpërndarjes së fotove që sigurohet se përdoruesit publikojnë vetëm fotot e tyre reale pa filtra, pa modifikime dhe makijazh. /PCWorld Albanian