Pajisja e shumëpërfolur dhe shumëpritur e realitetit virtual ose të shtuar nga Apple mund të mos vijë deri në 2023, por zhvilluesit kanë vënë re informacione për një sistem operativ të ri quajtur “realityOS” dhe që mund të fshihet për këtyre përpjekjeve.
Referencat e para të “rOS” vinë nga 2017 nga Bloomberg, ndërsa realityOS u pikas në disa versione eksperimentale të iOS 13.
9to5Mac raportoi se zhvilluesit kanë gjetur referenca të realityOS në GitHub dhe regjistrat e App Store.
Raporti i parë nga Bloomberg në 2017 fliste për rOS bazuar në iOS. Apple njihet për këtë skemë emërtimi të sistemeve operative si iOS, macOS, watchoS, tvOS, iPadOS.
Referencat për realityOS vinë disa muaj pasi analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi Kuo pretendonte se pajisja e parë e realitetit të shtuar do të vinte këtë vit me të njëjtin nivel fuqie kompjuterike të një M1 Mac.
Kuo sugjeronte se pajisja do të funksiononte më vete pa pasur nevojë për një pajisje dytësore. Në lidhje me debutimin Bloomberg pretendon se pajisja nuk do të vijë të paktën deri në 2023 edhe pse Apple kishte planifikuar ta sillte sivjet në WWDC. /PCWorld Albanian