Është bërë tashmë një traditë që Apple të prezantojë një orë të re inteligjente në evenimentin e Shtatorit së bashku me iPhone.
Spekulohej se Watch Series 8 do të ishte një përditësim minimal, dhe ashtu duket të jetë, thuajse identik me Series 7.
Funksioni kryesor dallues nga gjenerata e kaluar është sensori i matjes së temperaturës që do të përdoret për të gjurmuar shëndetin e femrave.
Sensori do të përdoret për të gjurmues ciklin e tyre menstrual duke matur temperaturën çdo pesë sekonda. Normalisht do të funksionojë për të gjithë, por në rastin e përdoruesve femra mund të shfrytëzohet konkretisht.
Watch Series 8 ka një funksion të ri sigurie quajtur Crash Detection. Series 8 mund të identifikojë aksidentet me makinë ose katër lloje përplasjesh: rrokullisje, goditje para, goditje pas dhe goditje anash.
Apple thotë se Series 8 ka 18 orë jetëgjatësi baterie por modaliteti i ri me energji të ulët mund ta dërgojë deri në 36 orë.
Vjen në katër ngjyra: argjendtë, zezë, artë dhe kuqe. Modeli GPS do të shitet për 399 dollarë dhe celular për 499 dollarë nga data 16 Shtator. /PCWorld Albanian