Dy vite pasi prezantoi Apple Watch SE, apple është gati për një rifreskim të orë së segmentit të ulët.
Kompania me orën e re solli disa prej funksioneve të modeleve më të shtrenjta. Së pari ka të njëjtin procesor të Apple Watch Series 8. Sipas Apple ora e re Watch SE ofron 20% më shumë performancë se paraardhësi.
Ashtu si Series 8 ka funksionalitetin e identifikimit të aksidenteve me makinë. Dy akselerometër të rinj bëjnë që Watch SE të identifikojë nëse makina juaj është përplasur apo rënë në një greminë.
Apple planifikon të shesë orën e re Watch SE me një çmim më të përballueshëm. Modeli GPS fillon nga 249 dollarë ndërsa celular 299 dollarë.
Si versioni i kaluar do të shitet në tre ngjyra: argjendtë, errët dhe bardhë. Ajo mund të blihet nga data 16 Shtator. /PCWorld Albanian