Apple shtyn debutimin e iPadOS

August 3, 2022
1 minut lexim

Apple ka planifikuar të shtyjë debutimin e iPadOS 16 deri në Tetor që do të thotë se softueri për iPad nuk do të debutojë krahas iOS 16 që zakonisht vjen në Shtator.

Sipas Bloomberg Apple ka zhvilluar një funksionalitet të ri multi-tasking për të punuar me disa aplikacione njëherazi në quajtur Stage Manager. Opsioni do të jetë një eksperiencë e ngjashme me shumë dritare si në Mac.

Shtyrja e debutimit të iPadOS 16 thuhet të jetë pikërisht për shkak të implementimit të Stage Manager ndërsa Apple po rregullon ende problemet.

Nga ana tjetër Apple do ti japë më shumë kohë përfundimit të iOS 16 dhe më pas të zhvendosë vëmendje plotësisht në iPadOS 16.

Stage Manager është i kufizuar vetëm në M1 iPad Pro dhe iPad Air dhe nuk do të ofrohet në variantet më të vjetra. Apple thotë se nuk është e mundur të ofrohet një eksperiencë e pranueshme multi-tasking me shumë dritare dhe aplikacione në modelet e vjetra të iPad prej ku buron edhe kufizimi.

Që kur Apple shkëputi iPadOS si sistem operativ më vete në 2019-ën, debutimi i modeleve të reja ka qenë i lidhur me ato të iOS. Lançimi në Tetor do të thotë afrimi i tij me datën e debutimit të modeleve të reja iPad. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Legjenda e Brazilit sfidon Ronaldon

Story i radhës

Fisnik Panxha, ideatori i Festivalit të Gastronomisë, varroset nesër

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë