Apple së shpejti do të fillojë të godasë aplikacionet të cilat grumbullojnë të dhënat e përdoruesve nga pajisjet e tyre me qëllim që ti gjurmojnë, një fenomen që njihet edhe si “gjumë gishti.”
Duke filluar me debutimin e iOS 17, tvOS 17, watchOS 10 dhe macOS Sonoma, zhvilluesve do tu kërkohet të shpjegojnë arsyet e përdorimit të API-ve.
Aplikacionet të cilat nuk ofrojnë një arsye të qartë do të refuzohen që nga Pranvera e 2024.
“Disa API kanë potencialin për tu keqpërdorur për të aksesuar sinjalet e pajisjeve dhe përpjekur për të identifikuar një pajisje ose përdorues,” shkruante Apple.
“Për të parandaluar keqpërdorimin e disa API-ve që mund të përdoren për grumbullimin e të dhënave, duhet të deklaroni arsyet e përdorimit të tyre në manifestin tuaj të privatësisë së aplikacionit,” shkruante kompania.
Aplikacionet mund të përdorin thirrjet API për të kuptuar karakteristikat e smartfonit apo kompjuterit siç është rezolucionit, modeli, sistemi operativ etj. Apple efektivisht i shpalli luftë gjurmimit me iOS 14.5 në 2021 duke ju kërkua zhvilluesve që të marrin lejen e përdoruesve përpara se ti gjurmojnë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL