Apple shndërrohet në një bankë

June 9, 2022
1 minut lexim

Në konferencën WWDC Apple zbuloi një shërbim të ri “Bli tani, paguaj më vonë,” ndërsa së fundi kompania zbuloi se ky shërbim do të ofrohet përmes një pale të tretë por direkt nga Apple.

Filiali Apple Financing LLC raportohet se është licencuar për kredi dhënie dhe do të mbetet si një biznes më vete nga biznesi kryesor i kompanisë.

Me shërbimin e ri përdoruesit mund të blejnë përmes Apple Pay dhe më pas të paguajnë blerjen me 4 këste përgjatë 6 javëve pa interes.

Nuk është hera e parë që Apple përfshihet në shërbime financiare. Aktualisht kompania bashkëpunon me Goldman Sachs për kartën e kreditit Apple Card por nuk ka lidhje me shërbimin e ri.

Kompania do të bëjë kontrolle të lehta kur një person aplikon për shërbimin. Nëse përdoruesit nuk arrijnë të paguajnë në kohë, nuk do të paguajnë komisione ekstra e as nuk do të raportohen pranë autoriteteve financiare për mospërmbushje të detyrimeve në kohë.

Apple Pay Later do të ketë një limit prej 1 mijë dollarësh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdiq tragjikisht gjatë pushimeve në Dhërmi/ Historia e studentit nga Londra që kaloi ditën e fundit të jetës në Shqipëri! Flet shoku i ngushtë

Story i radhës

Policia po heton deklaratat “konfuze” të shoferit në Berlin

Të fundit nga

ShkoLartë