Pas thuajse 1 vit e gjysmë që nga rifreskim i fundit, iPad Air përsëri mori një përditësim. Edhe pse dizajni nuk ka ndryshuar shumë, funksionalitete të reja janë shtuar në gjeneratën e pestë të tabletit përfshirë konektivitetin 5G dhe rritje e ndjeshme e performancës.
Me gjeneratën e kaluar të iPad Air që kishte ekran pa skaje, një buton ndezjeje me një sensor TouchID të integruar, pajisja nuk ka shumë nevojë për ndryshime.
Në 2022 Apple u përqendrua në pajisjen e iPad Air me komponentë të rimodeluar.
Kamera ballore e iPad Air është pajisur me një sensor të ri i cili përdor machine learning për të gjurmuar automatikisht lëvizjet e kokës.
Në brendësi ndryshimi më i madh është çipi Apple M1 i cili do ti japë iPad Air një rritje të madhe në performancë duke sjellë në një nivel me iPad Pro.
Apple pretendon se iPad Air tani është dy herë më i shpejtë sesa një laptop Windows me të njëjtin çmim. Sakaq memoria e tabletit ka mbetur po ajo në 64GB SSD.
Ekrani është po i njëjti në madhësi prej 10.9-inç dhe shkëlqim maksimal prej 500 nits. Tableti shitet në katër ngjyra me çmim bazë prej 599 dollarë ndërsa modeli 5G shkon deri në 749 dollarë.
Porositë fillojnë të Premten dhe shitjet më 18 Mars. /PCWorld Albanian