Apple prezanton iPhone 14 dhe 14 Plus, komunikim satelitor, procesor i vitit të kaluar, çmime më të kripura

min lexim

Apple prezantoi mbrëmjen e kaluar iPhone 14 dhe 14 Plus duke ruajtur shumë prej dizajnit të iPhone 13 përfshirë edhe procesorin e vjetër Apple A15 Bionic.

Këtë vit nuk ka një version mini dhe opsionet për përdoruesit mbeten një iPhone i madh ose një iPhone akoma më i madh. Modelet Amerikane kanë kartat elektronike eSIM. Varianti standard fillon nga 799 dollarë ndërsa iPhone 14 Plus nga 899 dollarë.

Porositë fillojnë më 9 Shtator ndërsa iPhone 14 shitet nga 16 Shtatori dhe 14 Plus nga 7 Tetori.

Të dy modelet kanë funksionalitetin Emergency SOS, i cili bazohet në komunikimi satelitor për të kërkuar ndihmë në rast të mungesës së një mbulimi me rrjet celular.

Antenat e telefonit mund të lidhen me frekuencat satelitore. Apple thotë se duhen vetëm 15 sekonda për të dërguar një mesazh nëse qielli është i pastër dhe telefoni i orientuar në drejtimin e duhur.

Gjithashtu është e mundur të përdoret aplikacioni Find My për të ndarë vendndodhjen pa dërguar një mesazh. Shërbimi do të jetë falas për dy vite me modelet iPhone 14.

Modeli bazë iPhone 14 vjen me ekran 6.1-inç ndërsa iPhone 14 Plus me ekran 6.7-inç. Ky i fundit pretendon të ofrojë jetëgjatësinë më të lartë të baterisë në mesin e të gjithë iPhone prezantuar ditën e djeshme.

Të dy variantet kanë çipin A15 Bionic, që përfaqëson një ndryshim strategjie për Apple që vendosi të mbajë çipin e vitit të kaluar për modelet jo-Pro.

Në aspektin e kamerave, smarfonëve kanë një sensor qendror prej 12-megapiksel dhe një ultrawide po 12-megapiksel. Apple pretendon se sensori i ri ofron 49% më shumë performancë në dritë të ulët ndërsa Night Mode është dy herë më e shpejtë.

Në pjesën ballore tashmë gjendet një kamër 12-megapiksel selfie TrueDepth me autofokus. Apple thotë se në iPhone 14 dhe 14 Plus do të aplikojë përpunimin e imazhit Deep Fusion për të përmirësuar performancën në dritë të pakët dhe pasqyruar më mirë ngjyrat.

Regjistrimi video është pajisur me një modalitet të ri stabilizimi quajtur “Action Mode” dhe përdor tërë sensorin për të mbajtur një imazh të qëndrueshëm.

Debutimi i iPhone 14 vjen në një moment ndërsa inflacioni po rritet dhe ka prekur edhe pajisjet e teknologjisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet!

Story i radhës

Ndeshjet e sotme në Ligën e Evropës, spikat ajo mes United e Real Sociedad

Të fundit nga