apple prezanton gjeneraten e pajisjeve me cipin e ri macbook pro merr gjithe vemendjen 68f01558e3489

Apple prezanton gjeneratën e pajisjeve me çipin e ri, MacBook Pro merr gjithë vëmendjen

October 15, 2025
1 minut lexim

Apple sapo ka zbuluar produktet e reja: çipin M5 dhe duket se kompania synon të dominojë tregun e pajisjeve të Inteligjencës Artificiale.

Bashkë me MacBook Pro, iPad Pro dhe Vision Pro, M5 shënon atë që Apple e quan “hapin e madh të radhës në performancën e IA” që do të thotë trajnim më i shpejtë i tyre, eficencë dhe mbështetje më të fortë për Apple Intelligence.

Çipi M5

Sipas Apple, ka një performancë 3.5 herë më të shpejtë sesa M4. Kudo të vendoset, është themeli për të ardhmen e IA të Apple.

MacBook Pro

Është laptopi i parë i Apple me çipin M5 dhe supozohet të jetë jo vetëm më i shpejtë, por edhe më i zgjuar. Apple thotë se mund të përshpejtojë punën për të gjithë ata që kryejnë profesione të lidhura me krijimtarinë, kërkimin apo teknologjinë. Bateria reziston deri në 24 orë, ka ekran më të ndritshëm dhe vjen edhe në ngjyrë të zezë. Çmimi nis nga 1599 dollarë, por në Europë nuk dërgohet me karikuesin.

iPad Pro

Gjithashtu me çipin e ri, është më i lehti dhe i holli deri më tani. Apple thotë se ka aftësi si një kompjuter për aplikacionet si Final Cut Pro dhe Logic Pro, ka ekran më të mirë dhe bateri më jetëgjatë. Përdoruesit mund të mbështeten te Apple Intelligjence për të prodhuar imazhe dhe për të gjetur sugjerime shkrimesh. Çmimi nis nga 999 dollarë.

Vision Pro

Do të dalë në treg më 22 tetor dhe kushton 3499 dollarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj i kerkoi kushtetueses te rrezoje kerkesen e veliajt artan fuga a e dine ne presidence se gjykata nuk varet nga kreu i shtetit qe nga koha e haxhi lleshit 68f0152626b41
Lajmi i mëparshëm

Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

nato miraton masa te reja antidrone kunder kercenimit rus 68f01595ac5eb
Lajmi i radhës

NATO miraton masa të reja antidronë kundër kërcënimit rus

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë