Apple prezantoi çipin e ri M4 Pro

min lexim

Apple e ka nisur javën e fundit të Tetorit me vrull. Kompania lançoi dy ditët e fundit në iMac dhe Mac Mini të ri. Thellë në prezantimin e Mac Mini gjenden edhe detajet e një çipi të ri, procesorit M4 Pro.

Lajmi i madh? Çipi në fjalë sjell Thunderbolt 5 për kompjuterët Mac. Është një avancim i madh teknologjik i cili ka shpejtësi bazë prej 80Gbps dhe shkon deri në 120Gbps.

Kabujt Thunderbolt 5 ofrojnë mbështetje për dy ekrane 6K. Është një lajm i madh sidomos për ata përdorues të Mac Mini që merren me prodhim të përmbajtjeve video.

Përtej saj Apple thotë se çipi M4 Pro sjell përmirësime të mëdha në performancë. Kompania pretendon se bërthama procesorike e M4 është më e shpejta në botë. Apple flet edhe për performancën “dramatikisht” më të lartë me të gjitha bërthamat.

M4 Pro karakterizohet nga një procesor me 14 bërthama ku 10 janë performance dhe 4 efikasiteti. Motori neural (NPU) i nevojshëm për proceset AI ka 16 bërthama dhe është tre herë më i shpejtë sesa NPU-ja e M1. Çipi përfshin edhe një procesor grafik me 20 bërthama.

Ka mbështetje për deri në 64GB memorie të unifikuar dhe bandwidth prej 273GB/s. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

Juventus arrin marrëveshjen me Porton për talentin portugez

Story i radhës

Pas vitit të ri ulet çmimi i veturave të përdorura – vetura që tani kushton 10 mijë euro, do të kushton 8 mijë

Të fundit nga