Tim Cook përmes një cicërime pranoi se Apple përdor sensorët e imazhit të Sony në iPhone. “Kemi bashkëpunuar me Sony prej mëse një dekade për të krijuar sensorë kamere lider për iPhone,” shkruante Cook në Twitter duke falënderuar CEO-n e Sony Kenichiro Yoshida.
Apple ka qëndruar e heshtur lidhur me specifikat e komponentëve të harduerit që hyjnë në çdo iPhone dhe konfirmimi i përdorimit të sensorëve të Sony për mëse një dekade është një zbulim të bie në sy.
Kompania kur flet për specifikat e harduerit të iPhone siç është kamera, përmend rezolucionin, hapjen dhe fushëpamjen dhe jo komponentët specifikë.
Por specifikat e harduerit kanë më pak rëndësi sot në fotografinë kompjuterike. Raportime të industrinë kanë folur prej kohësh për përdorimin e sensorëve të Sony nga Apple.
Në 2015-ën Wall Street Journal raportonte se Apple ka përdorur dy sensorë Sony në iPhone 6 që u konfirmua më pas nga iFixit.
Sony mbahet si lider në industrinë e sensorëve të kamerave duke zënë 44 përqind të tregut. /PCWorld Albanian