Apple po mendon të integrojë sensorë të matjes së rrahjeve të zemrës në gjeneratën e ardhshme të AirPods Pro

December 24, 2024
1 minut lexim

Apple po punon me gjeneratën e re të AirPods Pro të cilët mund të vinë me disa veçori të gjurmimit të shëndetit sipas Mark Gurman të Bloomberg.

Në buletinin e tij javor Power On, Gurman thotë se Apple ka testuar veçori si monitorimi i temperaturës dhe rrahjeve të zemrës për kufjet wireless.

Gjer më sot Apple ka arritur në përfundimin se monitorimin e rrahjeve të zemrës e bën Apple Watch më mirë se asnjë produkt tjetër, por edhe AirPods nuk përjashtohen si mundësi.

Kompania ka ringjallur idenë e vendosjes së kamerave në AirPods gjithashtu, spekulime që i kemi dëgjuar disa herë vitin e kaluar. Sipas Gurman Apple tani e konsideron një prioritet ndërsa po punon për të përmirësuar shërbimet e saj AI.

Por do të duhet vite përpara se AirPods me kamera të bëjnë debutimin. Sa i përket monitorimit të rrahjeve të zemrës, kjo veçori mund të shfaqet shumë më shpejtë.

“Funksionaliteti mund të bëhet i disponueshëm që prej gjeneratës së ardhshme të AirPods Pro, të cilët janë aktualisht në zhvillim,” shkruante Gurman. /PCWorld albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervistimi i Kurtit të shtyhet deri pas zgjedhjeve

Story i radhës

VLEN: “Shporta e Vitit të Ri” do të vlejë edhe gjatë Ramazanit

Të fundit nga

ShkoLartë