Kompania nga Kupertino ka “bërë progres” në çipin për syze inteligjente të mundshme që do të ishin konkurrentë të Ray-Ban Meta.
Çipi bazohet në ata që përdoren për Apple Watch, megjithëse kompania ka hequr pjesë dhe është duke u dizajnuar ashtu që të mund të trajtojë “kamerat e shumta” që mund të kenë syzet inteligjente.
Apple dëshiron që prodhimi masiv të fillojë në fund të vitit 2026 ose diku në vitin 2027, në mënyrë që syzet të mund të dalin brenda këtij afati kohor.
Gjithashtu, Apple po punon në syze që përdorin realitetin e shtuar, i cili tingëllon i ngjashëm me atë që Meta po ndjek gjithashtu.
Meta prezantoi Orion vitin e kaluar, por ato nuk do t’i shiten publikut, pasi kompania pret që gjenerata e dytë e këtyre syzeve të jenë ato që do t’u shiten konsumatorëve, dhe ato mund të lansohen më 2027.
Apple po zhvillon çipa për Apple Watch dhe Airpods të pajisur me kamerë gjithashtu, dhe qëllimi është që ata çipa të jenë gati deri më 2027, raporton Bloomberg.
Kompania amerikane po zhvillon gjithashtu çipa të rinj të serisë M dhe çipa të dedikuar të serverëve të inteligjencës artificiale.
Burimi: botasot.info