Apple është përgatitur për disa lançime harduerësh të rinj këtë Vjeshtë. Në buletinin javor Power On të gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, raportohet se Apple do të lançojë modelet e reja MacBook Pro, një Mac mini të ridizajnuar, iMac me procesorin M4 dhe iPad Mini të ri drejt fundit të muajit.
Konkretisht kompania ka vënë në shënjestër datën 1 Nëntor për këtë lançim. Sipas Gurman me shumë gjasa do të kemi një MacBook Pro të segmentit të ullët dhe lartë 14-inç me çipin M4.
Gjithashtu do të prezantohet edhe varianti i segmentit të lartë 16-inç MacBook Pro. Sa i takon Mac mini Gurman më përpara ka raportuar se M4 Mac mini do të jetë më i vogël në përmasa krahasuar me paraardhësit me madhësinë e një kutie Apple TV.
Reduktimi i madhësisë do të thotë se nuk ka porta USB-A. Pas lançimit të këtyre produkteve këtë Vjeshtë, Apple do të përgatisë disa produkte të tjera për fillimin e 2025 ku përfshihen modelet 13-inç dhe 15-inç M4 MacBook Air së bashku me modelet e rifreskuara të iPhone SE dhe iPad Air. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al