Apple përditëson MacBook Pro 13-inç me çipin M2

June 7, 2022
1 minut lexim

Apple nuk zbuloi vetëm një MacBook Air të ri në konferencën e zhvilluesve WWDC ditën e Hënë, por gjithashtu kishte përgatitur një rifreskim të MacBook Pro 13-inç.

Laptopi pro i segmentit të ulët vjen me çipin e ri M2 që premton më shumë performancë dhe efikasitet si 20 orë jetëgjatësi baterie dhe përpunim më të shpejtë të videove ProRes.

Modeli i ri MacBook Pro nuk është një ridizajnim madhor si varianti Air ndërsa ruan panelin me prekje të Touch Bar.

Apple tha se përdoruesit mund të presin mikrofona të cilësisë së një studioje, deri në 24GB RAM dhe 2TB memorie.

MacBook Pro M2 fillon nga 1,299 dollarë kur të dalë në shitje në Korrik. Pozicioni në linjën e laptopëve nuk ka ndryshuar. Është një Mac portativë për përdorues që bëjnë punë të rënda por nuk duan të shpenzojnë në modelet Premium të kushtueshme si variantet 14 dhe 16-inç.

Apple nga ana tjetër përballet me vështirësi në shitjen e këtij modeli sidomos përballë MacBook Air të ri që ofron performancë të ngjashme, ekran më të madh dhe MagSafe për më pak para. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jeta është e padrejtë, çfarë mund të bëj?

Story i radhës

Finalja e rekordeve

Të fundit nga

ShkoLartë