Apple përballet me vështirësi në tregun Kinez

January 3, 2025
1 minut lexim

Shitjet e smartfonëve të huaj në Kinë, përfshirë Apple iPhone, ranë me 47.4 përqind në Nëntor të këtij viti krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave të publikuara ditën e Premte nga një firmë kërkimore shtetërore.

Llogaritjet ishin bazuar në të dhënat e Akademisë Kineze të Informatikës dhe Teknologjisë së Komunikimit të cilat tregonin se markat e huaja ranë me 3.04 milionë njësi nga 5.769 milion njësi një vit më parë.

Rënia pason një tkurrje prej 44.25 përqind në Tetor të shitjeve të smartfonëve të huaj nga viti në vit gjithashtu duke forcuar më tepër këtë trend negativ në Kinë.

Apple, prodhuesi dominant i smartfonëve të huaj në Kinë, përballet me një ekonomi të ngadalësuar dhe rritje të konkurrencës nga rivalët vendas si Huawei.

Çmimet konsumatorë Kineze në Nëntor ranë në nivelin më të ulët të 5 muajve të fundit ndërsa paqartësia ekonomike dhe de-inflacioni ndikoi tek shpenzimet e qytetarëve.

Huawei është shfaqur gjithashtu si një sfidues i fortë në segmentin Premium që prej muajit Gusht 2023 kur filloi të shiste smartfonë me çipe të ndërtuara nga teknologji Kineze.

Në tërësi shitjet e smartfonëve në Kinë ranë me 5.1 përqind nga viti në vit. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidentja Osmani ngushëllon për vdekjen e Anton Berishës: Do të mbahet mend për kontributin e tij

Story i radhës

Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, fëmija i nxjerr nga lumi është në gjendje të mirë shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë