Apple për herë të parë mund të gjobitet në Europë për App Store

November 6, 2024
1 minut lexim

Apple së shpejti do të bëhet kompania e parë që gjobitet për shkeljen e rregullores së re Europiane DMA (Akti i Tregjeve Dixhitale), raportoi Bloomberg.

Burimet në fjalë thonë se Komisioni Europian po përgatitet të aplikojë një penalitet pasi mësoi se praktikat e Apple kanë dëmtuar konkurrencën në App Store.

Lajmi vjen pasi BE-ja vendosi një gjobë prej 1.84 miliardë eurosh ndaj Apple në Mars. Pas një hetimi i hapur nisur nga një ankesë e Spotify, Komisioni arriti në përfundimin se Apple kishte kufizuar mundësitë e zhvilluesve duke mos i lejuar të përdorin sisteme pagesash të jashtme, një praktikë që konsiderohet e paligjshme nën DMA.

Ende nuk dimë sesa është sanksioni financiar i Apple, por rregullat e DMA thonë se kompanitë mund të gjobiten me deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore dhe deri në 20 përqind nëse përsëriten shkeljet.

Bazuar në të ardhurat e Apple vitin e kaluar, gjoba e Bashkimit Europian mund të shkojë deri në 38 miliardë dollarë. Komisioni mund të zbulojë sanksionin që prej këtij muaji përpara se Margaret Vestager të largohet nga drejtimi i institucionit të konkurrencës raportoi Bloomberg.

Apple gjithashtu po hetohet për minimin e dyqaneve alternative të aplikacioneve. Në Shtator BE-ja fitoi gjyqin me Apple duke e detyruar këtë të fundit të paguajë 13 miliardë euro taksa të papaguara. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia fton shtatë shqiptarë, ky shqiptar është befasia më e madhe 

Story i radhës

Në çfarë niveli ndodhet RMV-ja në aspektin e statistikave?

Të fundit nga

ShkoLartë