Apple paralajmëron, hakerët mund të marrin nën kontroll iPhone, iPad dhe Mac nëse nuk përditësoni

Apple zbuloi ditën e sotme një seri problemesh sigurie në iPhone, iPad dhe Mac të cilët potencialisht i hapi rrugën sulmeve të hakëreve deri në masën që të marrin nën kontroll pajisjet e përdoruesve.

Kompania publikoi dy raporte sigurie të cilat nuk morën vëmendjen e duhur nga mediat e teknologjisë.

Shpjegimi i Apple për problemet e sigurisë duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë përdoruesit, sepse përmes tyre hakerët mund të fitojnë akses të plotë në pajisje.

Kështu ata mund të imitojnë përdoruesin e pajisjeve dhe të përdorin çdo aplikacion apo softuer në emrin e tyre.

Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar përdoruesit të përditësojnë sa më parë pajisjet e prekura:

  • Nga iPhone 6S deri tek modelet e fundit të iPhone
  • Modelet iPad nga gjenerata e pestë dhe më tutje
  • Të gjithë modelet iPad Pro dhe iPad Air 2
  • Të gjithë kompjuterët MacOS Monterey

Në raportet e sigurisë Apple nuk dha detaje se ku dhe si u zbuluan problemet e sigurisë por citoi hulumtues anonim.

Kompanitë e softuerët komercialë të përgjimit si ajo Izraelite NSO Group shquhen për identifikimin dhe shfrytëzimin e këtyre problemeve të sigurisë, duke i përdorur në maluerë që infektojnë smartfonët e viktimave.

NSO Group është vënë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Tregtisë. Spyware i saj është përdorur kundër gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Evropë, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia Financiare i reagon Ruskovskës

Story i radhës

Puthje në qafë e duke kërcyer/ Kryeministrja finlandeze nuk gjen “qetësi”, publikohet një tjetër video e saj

Të fundit nga