Apple njoftoi se Konferenca Botërore e Zhvilluesve (WWDC) do të mbahet më 9-13 Qershor. Kompania zakonisht është konsistente afatet kohore dhe me shumë gjasa CEO i kompanisë Tim Cook do të flasë në fillim të saj më 9 Qershor.
Kompania do të zbulojë pamjet paraprake të iOS 19 dhe macOS 16 të cilët do të kenë ndryshime të mëdha vizuale. Gjithashtu ky eveniment do të përdoret edhe për risitë më të fundit të Apple Intelligence.
Platforma AI e kompanisë tashmë është pjesë integrale e iOS 18.3 që debutoi në fillim të vitit dhe Apple ka hasur vështirësi me disa prej veçorive të saj, kryesisht atë të përmbledhjes së njoftimeve.
Herë pas here Apple e ka përdorur këtë eveniment për të lançuar harduerë të rinj ndërsa më i fundit është Apple Vision Pro, çipi M2 dhe pajisjet Mac në 2023.
Ndërsa 2025 ka sjell rifreskime të iPad Air, MacBook Air dhe Mac Studio së bashku me iPhone 16E, WWDC mund të zbulojë një Mac Pro të rifreskuar ose gjeneratën e dytë të AirTags ku sipas raportimeve të dy pritet të debutojnë në mesin e këtij viti. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al