apple maps sjell nje funksionalitet qe perdoruesit e kane kerkuar prej vitesh 6480d3ddc4aaa

Apple Maps sjell një funksionalitet që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh

June 7, 2023
1 minut lexim

Apple Maps do të ketë një funksionalitet që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh: hartat offline.

Me lançimin e iOS 17 këtë vit, do të mund të shkarkoni pjesë të ndryshme në një hartë dhe ti aksesoni offline për navigim.

Këto harta offline do të tregojnë vendet që janë pranë dhe kohën që ju duhet për ti arritur së bashku me drejtimet për makinë, ecje në këmbë, biçikletë dhe transport publik.

Apple WWDC23 iOS17 Maps offline

Është një funksionalitet i dobishëm nëse po udhëtoni në një vend të panjohur ku shërbimi i internetit celular mund të jetë problematik dhe keni nevojë për një kopje offline në rast se humbni sinjalin.

Mungesa e hartave offline ka qenë një prej ankesave kryesore ndaj Apple Maps. Përveç hartave offline Apple thotë se e ka bërë më të lehtë të gjeni vende parkimi si dhe të tregojë në kohë reale disponueshmërinë e pikave të karikimit për makinat elektrike.

Përdoruesit mund të kërkojnë pikat e karikimit sipas rrjetit, llojit të konektorit dhe opsione të tjera. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

shqiptaret shperthejne me gola ne turqi 6480d327c5524
Story i mëparshëm

Shqiptarët shpërthejnë me gola në Turqi

dijetaret muslimane thirrje per lirimin e rached ghannouchit dhe te burgosurve politike ne tunizi 6480d44ade30a
Story i radhës

Dijetarët muslimanë thirrje për lirimin e Rached Ghannouchit dhe të burgosurve politikë në Tunizi

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë