Apple Mac Studio është një kompjuter i vogël por me fuqi të madhe

Apple provoi ditën e Marte se spekulime për një kompjuter desktop që qëndron mes Mac mini dhe Mac Pro ishin të vërteta. Kompania zbuloi Mac Studio, një kompjuter kompakt me procesorin M1 Ultra me 20 bërthama procesorike dhe 64 bërthama grafike.

Apple ka pretendime të forta sa i përket performancën së kompjuterit i cili sipas kompanisë është 60% më i shpejtë se Intel Mac Pro me 28 bërthama Intel dhe 80% më i shpejtë në aspektin grafikë i aftë të përpunojë video 8K ProRes dhe 18 të tilla njëherazi.

Nëse flasim për konektivitetin mundësia e zgjedhjes është e bollshme nga katër porta Thunderbolt 4, dy porta USB-A, një portë HDMI dhe një 10Gbps Ethernet.

Madje kompania ka përfshirë edhe dy porta USB-C në pjesën ballore dhe një portë kartë SD. Kompjuteri është efikas gjithashtu ndërsa Apple pretendon se konsumon 100-vat më pak sesa një kompjuter Windows me 16 bërthama dhe të njëjtin nivel performance.

Madje Apple po krahason një desktop Mac me një kompjuter të rangut të lartë Windows. Mac Studio fillon nga 1999 dollarë me procesorin M1 Max, 32GB RAM dhe 512GB memorie. Shitjet fillojnë nga data 18 Mars.

Një version me procesorin M1 Ultra, i cili ka dy procesorë M1 Max në përbërje, 64GB RAM dhe 1TB SSD kushton 3999 dollarë. Në aplikohen kapacitetet maksimale të harduerit prej 128GB RAM dhe 8TB SSD, kompjuteri kushton 7999 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kraken to Distribute USD 10M to Ukrainian Clients, Total Donations ‘Close to USD 100M’

Story i radhës

Wesley Clark: NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj

Të fundit nga