Apple lançon programin e vetëriparimit për iPhone 12 dhe 13 në tetë vende Evropiane

December 6, 2022
1 minut lexim

Pasi e lançoi në SHBA në fillim të vitit, programi i vetëriparimit të Apple ka mbërritur në tetë vende Evropiane. Konsumatorët do të mund të kryejnë shumicën e riparimeve vetë në iPhone 12 dhe iPhone 13 së bashku me MacBook-ët me çipin e Apple jo procesorin Intel.

Dyqani Self Service Repair Store ofron më shumë se 200 pjesë dhe mjete individuale si dhe manuale riparimi tha Apple.

Pjesët dhe mjetet mund të blihen në dyqanet Self Service të Apple në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë, Suedi dhe Britani.

Apple tha se ato kanë çmim të njëjtë dhe janë të njëjtat që përdoren nga dyqanet e autorizuara. Nëse përdoruesit nuk duan të blejnë një mjet për riparim njëherësh, mund të marrin me qira një të tillë për 65 euro.

Konsumatorët mund të rikthejnë pjesët për riciklim ose riparim dhe të fitojnë kreditë. Çmimet e pjesëve variojnë nga 77 euro për një modul baterie, tek 282 euro për një modul ekrani dhe 192 euro për një modul kamere. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Borrell: Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman

Story i radhës

Incidenti i dytë brenda pak javësh, mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Të fundit nga

ShkoLartë