Apple lançon një aplikacion të dedikuar për video lojërat

June 10, 2025
1 minut lexim

Në WWDC 2025 Apple prezantoi një aplikacion të ri të dedikuar gaming që është dizajnuar për të qendërzuar eksperiencën gaming në pajisjet Apple. Aplikacioni do të shërbejë si një lançues për lojërat dhe të lejojë përdoruesit të gjurmojnë arritjet e tyre duke parë edhe rënditjen.

Aplikacioni Games përmban edhe funksionalitete sociale siç është tabi “Play Together” ku mund të shikoni çfarë miqtë tuaj po luajnë, të krahasoni rezultatet dhe ti ftoni ato të luajnë së bashku me ju.

Gjithashtu janë “Challenges,” një mënyrë e re për të konkurruar me miqtë. Për zhvilluesit këto sfida janë ndërtuar mbi rënditjen e Game Center, kështu që lojërat teke mund të shndërrohen në kompeticione mes miqve.

Aplikacioni Games ka pesë tabe: Home, Arcade, Play Together, Library dhe Search. Ka raportime se ky aplikacion do të vijë i instaluar në iPhone, iPad, Mac dhe Apple TV drejt fundit të vitit. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh

Të fundit nga

Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh

Në Bruksel po zhvillohet një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh. Tashmë ka nisur takimi trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, i pari për këtë vit dhe i pari për emisarin evropian
sqmken
ShkoLartë