Apple ka planifikuar të rregullojë një mangësi të madhe të iPad

June 3, 2022
1 minut lexim

Në konferencën e zhvilluesve që Apple do të mbajë javën e ardhshme, Apple do të ketë disa lajme të mëdha për iPadOS 16 sipas Bloomberg.

Kompania prej kohësh ka shtuar përpjekjet e saj për të pozicionuar tabletin iPad si një alternativë e një laptopi dhe këtë e ka bërë përmes disa ndryshimeve në softuer.

Burimet e Bloomberg thonë se iPadOS 16 vjen me një ndërfaqen krejtësisht të rimodeluar të punës me disa aplikacione duke prezantuar edhe ndryshimin e përmasave të dritareve.

Aktualisht përdoruesit mund të qasen në aplikacione ose individualisht në ekran të plotë ose dy aplikacione njëherazi me ndërfaqen “Split View.”

Versioni i ardhshëm i iPadOS e ndryshon plotësisht këtë qasje duke e bërë më të lehtë kalimin nga një aplikacion tek tjetri. Një prej spekulimeve të mëdha është se Apple do tu japë mundësi përdoruesve të ndryshojnë madhësinë e dritareve njëlloj si në një kompjuter Windows.

Opsionet e reja të punës me disa aplikacione dhe mundësitë për të ndryshuar madhësinë e dritareve të aplikacioneve të hapura janë një shkëputje drastike me të kaluarën e iPad. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina zbardhë përgjimin e telefonatës: Rusët janë të dehur në grup, nuk duan të luftojnë më

Story i radhës

Pse është më mirë të flini vetëm? Këto janë arsyet

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë